
Raportime në media flisnin në ditët e fundit për një largim nga Shqipëria të ish-kryeministrit Sali Berisha drejt Vjenës, apo një kryeqyteti tjetër, për arsye shëndetësore.
Por Berisha ndodhet në Gjenevë, i ftuar si shpesh edhe herë të tjerë, në forumin e “ Crans Montana”. Ai ka takuar dhe ka pirë një kafe, me Floriana Garo, e cila në dy vitet e fundit, pas martesës ka vendosur të jetojë në Zvicër.
“Një kafe e shkurtër por e këndshme me Doktorin në Gjenevë para fjalimit të tij në “cransmontana” forum”, u shpreh Floriana Garo.
Floriana Garo është bërë e njohur në Shqipëri si prezantuese televizive, modele, dhe “Miss World Albania 2012”.