
Sipas ekspertëve meteorologë, temperaturat do të mbeten mbi mesataren edhe sot me vlera të larta në rreth 33-35 gradë celsius.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që sot gjithsesi, në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër.
Kjo më e mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre në lindje, kryesisht gjatë pasdites.
Po ashtu edhe gjatë ditës së hënë priten reshje lokale, megjithatë temperaturat do të mbeten të larta.