Ministri socialist ndjek votimet në Berat: Objektivi u realizua, pjesëmarrje e konsiderueshme

Ministri socialist ndjek votimet në Berat: Objektivi u realizua, pjesëmarrje e konsiderueshme
Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka votuar pasditen e sotme në kryeqytet, teksa është kthyer nga Berati, ku ndoqi procesin e zgjedhor.

Ai tha se objektivat kanë qenë dy dhe janë arritur, realizimi i zgjedhjeve me standarde dhe bërja e tyre më 30 qershor.

“Objektivat e tjera po i ndiqni, janë transparente. Sapo kthehem nga Berati ku pothuajse është arritur numri i votave të 2017, kjo është arritja kryesore. Pjesëmarrja është e konsiderueshme, detyra jonë ka qenë zgjedhje të ndershme e transparente. Qytetarët mbështesin forca të ndryshme politike. Ka qenë zgjedhje e PD të mos jetë në garë, kur ti gjeni pyetini pse nuk morët pjesë na garë”, u shpreh Klosi.

Ai tha se gjithçka është transparente në syrin e kamerave dhe se asnjë s’ka kërkuar manipulimin e shifrave. “Për ne objektivi është realizuar, bërja e zgjedhjeve më 30 qershor. Ashtu si e keni dëgjuar me mijëra herë zgjedhjet u realizuan më 30 qershor”, tha Klosi.

loading...
loading...