
Për maskën e flokëve kundër diellit, na duhen vetëm dy përbërës: Qumësht kokosi dhe 1 avokado.
Dy frutat i gjeni në supermarket dhe madje edhe qumështi i kokosit mund të ruhet në kanoçe në mënyrë që, ne lehtë të bëjmë maskën tonë kundra diellit.
1 avokado e pjekur
1 filxhan qumësht kokosi
Udhëzimet e përgatitjes për maskën e flokëve kundër diellit
E qërojmë avokadon dhe heqim farën. E bëjmë pelte, shtojmë qumështin e kokosit dhe e përziejmë mirë. Maska e flokëve kundër diellit, është e gatshme për t’u përdorur.
Përhapeni maskën mbi gjatësinë e flokëve dhe lidheni atë në formë koce. Nëse duam, mund t’i mbyllim ato me një celofan, për shkak të nxehtësisë që shkaktojnë, ushqyesit e avokados dhe kokosit do të depërtojnë thellë në flokë. Lëreni në flokë për rreth 15 minuta dhe pastaj lajini me shampo të butë.
Përfitimet e avokados për flokët
Avokadoja është e pasur me yndyra të mira: Kalium, vitamina B, vitaminë E dhe vitamina K.
Avokadoja është një filtër natyral ndaj diellit dhe mbron flokët nga rrezet e të dëmshme të tij.
Ajo ushqen rrënjët e flokëve dhe kontribuon në mënyrë aktive në zhvillimin e flokëve të reja.
Rindërton flokët e brishtë, duke i pasuruar me lëndët ushqyese të saj.
Përfitimet e qumështit të kokosit për flokët
Përmban vitaminë E të bollshme, e cila rrit shëndetin e flokëve.
Hidraton, ushqen flokët dhe lëkurën e kokës.
Stimulon rritjen dhe shtimin e flokëve.
Ndihmon në kontrollin e zbokthit dhe lehtëson kruajtjen në lëkurën e kokës.
Ju mund ta vendosni atë mbi flokë para plazhit për 20 minuta, por dhe në flokë të lagur. Lidhini bisht dhe pastaj hyni në det.