Lotaria amerikane...dhe “ëndrra shqiptare” e Mirela Milorit!

Lotaria amerikane...dhe “ëndrra shqiptare” e Mirela Milorit!
Gazetarja Mirela Milori (në studiot e ABC News, viti 2014, gjatë punës së përditshme një vit pas rikthimit nga SHBA, në një kohë kur me mijëra shqiptarë presin lotarinë për “ëndrrën” Amerikane)

Gazetarja Mirela Milori, e ftuar në programin e së dielës së Ardit Gjebresë, në TV Klan, në rubrikën “Për drekë me mua”, bashkë me këngëtarët e njohur Pirro Çako dhe Artjola Toska, iu desh të shpjegonte se përse bëri realitet “ëndrrën shqiptare”, kur braktisi SHBA-në për t’u rikthyer në Tiranë.

Mirela Milorit pavarëisht përgjigjes, disa herë iu bë pyetja se “përse u ktheve nga SHBA-ja?”.

Ajo tha se u kthye pas një eksperiencë disavjeçare tek Zëri i Amerikës, në vitin 2013, dhe vazhdon ende të jetë pjesë e ekranit, tek ABC Neës. Por moderatorja Bombaj, nisur nga ëndrra e shumë shqiptarëve për të shkuar në SHBA, vazhdonte të insistonte, me pyetjen, “po mirë po nga SHBA pse u ktheve?”, pyetje së cilës Milori tha se nuk lodhet sepse ka plot gjashtë vjet që i përgjigjet në vazhdimësi, pasi thuajse të gjithë kur e takojnë i bëjnë të njëjtën pyetje.

Ajo tregoi se është ndarë nga bashkëshorti dhe ka vendosur të jetojë me vajzën e saj, pas kthimit në kryeqytetin shqiptar, aty ku nisi karrierën dhe vazhdon të ushtrojë profesionin e saj.

Blerina Bombaj e pyeti po ashtu Pirro Çakon, pas divorcit, nëse është i lidhur me ndonjë gocë?

“Njeriu nuk është bërë për të jetuar vetëm. Të gjithë kemi nevojë për dikë. Aktualisht, jam në një shoqëri shumë të mirë. Ndihem shumë komod, shumë mirë dhe shpresoj të vazhdojë kjo gjë”, u përgjigj Pirro Çako, por duke qenë se të njëjtin status kishte edhe Mirela Milori, ishte ai që ngacmoi këtë të fundit. “Me punët e zemrës jam mirë. Vetëm, por jam qetë”, iu përgjigj Mirela Milori.

loading...
loading...