Kryetari i PBDNJ komenton zhvillimet politike në Shqipëri

Kryetari i PBDNJ komenton zhvillimet politike në Shqipëri
“Pa votim në parti. Me vota të blera në pushtet. Qeveri me oborrtarë. Kuvend monopartiak. Zgjedhje pa kundërshtarë. Opozita në prokurori. Presidenti në shkarkim. Timonier! Të urtët në Athinën dhe Romën e lashtë kësaj i thoshin:”Perëndia i merr mendtë atij që do të shkatërrojë!”!

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule, komenton zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

Ai konstaton një mori problemesh që çojnë në atë që z.Dule e cilëson rikthim të sistemit monist në vend.

Z.Dule thotë se kryetari i mazhorancës ka grumbulluar të gjitha pushtetet ndonëse gjendet në krye të Partisë Socialiste pa votim në parti. E për më tepër sipas z.Dule, Rama po qëndron me vota të blera në pushtet.

Duke e konsideruar kabinetin ekzekutiv si një qeveri me oborrtarë, Dule evidenton edhe faktin se aktualisht kemi një Kuvend monopartiak.

Sakaq, një tjetër problematikë alarmante për vendin është edhe fakti se po shkojmë në një proces votimi ku vetëm një parti ka kandidatët e saj, Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama.

E nga ana tjetër, opozita ka përfunduar në prokurori dhe kryetarja e prokurorisë së Tiranës, kërkoi të hënën arrestimin e liderit të opozitës, Lulzim Basha.

Një tjetër zhvillim shqetësues që evidenton për z.Dule grumbullimin e të gjitha pushteteve dhe kontrollin e tyre në duart e Ramës është dhe plani për shkarkimin e Presidentit. Më herët sot, PS depozitoi në Parlamentin e kontrolluar tërësisht prej saj, kërkesën që Meta të shkarkohet pasi anuloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit, vendim që qeveria vendosi mos ta njohë.

Në këtë pikë, z.Dule thotë: “Të urtët në Athinën dhe Romën e lashtë kësaj i thoshin:”Perëndia i merr mendtë atij që do të shkatërrojë”. /ibna/

loading...
loading...