Kryemadhi: Distancohem nga dhuna në KZAZ-t e bashkive të PD- LSI!

Kryemadhi: Distancohem nga dhuna në KZAZ-t e bashkive të PD- LSI!
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, deklaroi pak minuta më parë se distancohet nga dhuna e ushtruar në KZAZ-të e bashkive që drejtohen nga PD dhe LSI përgjatë ditëve të fundit. Ajo tha se është kundër djegies së materialeve zgjedhore.

“Distancohem nga çdo lloj dhune në KZAZ-t. Jam kundër djegies së materialeve që janë blerë me lekët e taksapaguesve shqiptarë”, tha Kryemadhi.

E pyetur nëse ajo do të ishte e gatshme t’ia lëshonte vendin e kreut të LSI bashkëshortit të saj nëse ai shkarkohet si president Kryemadhi u përgjigj: “Jam shumë e lumtur nëse zoti Meta do t’i rikthehej jetës së tij normale. Megjithatë, unë di të them se në karrierat e secilit nga ne, asnjëri nuk ka ndikuar te tjetri, secili ka pasur këndvështrimin e tij, secili ka pasur karrierën e tij me uljet dhe ngritjet, pavarësisht të dy kemi marrë kosto, por jo benefite. Do të doja të vinte të kandidonte, të hynim në një garë të vërtetë dhe të shikonim se kush do të fitonte”, tha Kryemadhi.

loading...
loading...