Kështu festohet divorci! Nëna e pesë fëmijëve djeg fustanin e nusërisë (Foto)

Kështu festohet divorci! Nëna e pesë fëmijëve djeg fustanin e nusërisë (Foto)
Një grua e zemëruar  pas një martese të dhunshme 8-vjeçare dhe një divorci të zgjatur, Alexandria Taschwer, i ka vënë flakën fustanit të martesës.

Veprimin ajo e motivon, për të festuar në këtë mënyrë divorcin me bashkëshortin.

Tani gruaja shprehet se më në fund ndihet e lirë.

27-vjeçarja nga Louisville, Ohio, u fejua me ish bashkëshortin e saj në tetor 2011, pasi zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë, i cili lindi në korrik 2012.

Ata u martuan në 29 shator 2012 dhe sollën në jetë edhe 4 fëmijë të tjerë, por  martesa e tyre vazhdoi me debate dhe dhunë e vazhdueshme. Dy vjet më parë ajo  u largua nga shtëpia dhe kërkoi divorcin, por bashkëshorti nuk ia jepte, ndërsa ish-bashkëshorti i saj së fundmi u arrestua për dhunë në familje.

Dy muaj më parë divorci mes tyre u finalizua nga gjykata dhe gruaja preferoi të festonte në këtë mënyrë këtë ngjarje.

loading...
loading...