
Selena Gomez mbetet një nga njerëzit më numrin më të madh të ndjekësve në Instagram.
Selena nuk mban vendin e parë për sa i përket numrit të ndjekësve. Fronin e mban Cristiano Ronaldo me 170 milionë ndjekës, vendin e dytë e zë Ariana Grande me 157 milionë dhe në vendin e tretë vjen pikërisht ajo me 152 milionë ndjekës.
Por Selena Gomez ka numrin më të madh të pëlqimeve. Përfundimin e nxori platforma analitike Hype Auditor. Selena merr mesatarisht 4.6 milion pëlqime në çdo postim.
Madje interesant është fakti se shumica e ndjekësve të saj, 14 %, jetojnë në Indi dhe 58% janë gra, ndërkohë që ky vend njihet për numrin e lartë të popullsisë në botë, afro 1 miliard.
Vendin e dytë për sa i përket numrit të pëlqimeve e mban Kylie Jenner, 3-6 milionë, edhe pse ajo ka 137 milionë ndjekës, gati 40 milionë më pak se Ronaldo.