“Hape rrugën o i pari, se ne jemi nga Skrapari”...

“Hape rrugën o i pari, se ne jemi nga Skrapari”...
Nga Artan Hoxha

“Kur ishim të vegjël dhe shkonim për të kaluar 15-të ditët e pushimeve verore, në kampin e pionerit “Qemal Stafa” në Durrës (kompleksi Tropikal sot në Plepa), udhëtonim pothuajse gjithnjë me të njëjtin autobus, me shofer Njaziun.

Gjatë udhëtimit nga qendra administrative e rrethit Skrapar, Çorovoda, e deri në kampin e pionierit në Plepa, sa here kalonim në ndonjë qytet apo qendër të banuar, ose kur na dilte përpara ndonjë Saurrel apo Zis (kështu mjetesh kishte në atë kohë prodhim lindor ose kinez) të gjithë fëmijët në autobus bërtisnin me të madhe për t’i dhënë kurajo shofer Njaziut:

“Hape rrugën o i pari, se ne jemi nga Skrapari”...

loading...
loading...