Entuziazmi i Floriana Garos, pas triumfit të volejbollistes në “Miss Univers Albania 2019” (Foto)

Entuziazmi i Floriana Garos, pas triumfit të volejbollistes në “Miss Univers Albania 2019” (Foto)
Volejbollistja Cindy Marina është zgjedhur më e bukura mes 19 konkurrenteve të “Miss Univers Albania 2019”.

E rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Cindy Marina, është volejbolliste e Kombëtares Shqiptare dhe po ashtu edhe pjesë e botës së modelingut.

Pas këtij suksesi ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 68-të të Miss Univers 2019, event që zhvillohet në Korenë e Jugut.

Ish-Miss Albania, Floriana Garo, e cila prej pak kohësh jeton në Zvicër, ëshjë rikthyer për t’;u bërë pjesë e jurisë. Ajo prezantoi Shqipërinë në “Miss World 2012”, që u zhvillua në Kinë atë vit.

Floriana Garo duket se ka pasur një miqësi me Cindy Marina, aq sa nuk e ka fshehur entuziazmin pas fitores së saj.

Gjithsesi Cindy Marina është kurorëzuar “Miss Universe Albania” dhe mori urime të shumta, sidomos nga shoqet e saj të Kombëtares shqiptare të Volejbollit.

loading...
loading...