
River Nimmo, 5-vjeç, nga Arkansasi i SHBA-së, vdiq javën e kaluar nga një formë e rrallë e kancerit, duke mos e realizuar ëndrrën e tij që të bëhej pjesë e Ushtrisë.
Dashuria e madhe që vogëlushi kishte për ushtrinë fitoi zemrat e shumë burrave dhe grave në uniformë të shtetit, shkruan CNN.
Dhe kjo bëri që shumë nga ushtarët e Ushtrisë Amerikane të vinin në funeralin e vogëlushit, duke e nderuar atë bashkë me shumë kolonelë.
Shumë prej tyre erdhën në funeralin e vogëlushit, për ta nderuar ushtarin e vogël. Lajmi për gjestin e ushtarëve u pëlqye me të madhe nga njerëzit edhe në rrjete sociale.
Më 2015, Oakley u diagnostikua me neuroblastomë, një lloj kanceri që zhvillohet nga qelizat e pazhvilluara të nervave.