Doris Pack "e ashpër": Nëse OSBE i vëzhgon zgjedhjet, bëhet bashkëpunëtore në këtë farsë

Doris Pack "e ashpër": Nëse OSBE i vëzhgon zgjedhjet, bëhet bashkëpunëtore në këtë farsë
Kryetarja e forumit të grave në Partinë Popullore Europiane PPE, Doris Pack, ka deklaruar se zgjedhjet pa opozitën janë një farsë.

Përmes një reagimi në rrjetin social Twitter, ajo shkruan se nëse OSBE i vëzhgon bëhet bashkëpunëtore në këtë farsë.

“Në një vend demokratik një kryeministër kurrë nuk del kundër dekretit të Presidentit dhe Kushtetutës. Mungesa e Gjykatës (Kushtetuese) prej një viti e gjysëm do ta pengonte atë. Kujt duhet t’i binden qytetarët e shkretë? Zgjedhjet pa opozitën janë një farsë. Nëse OSBE i vëzhgon ato bëhet bashkëpunëtore”, shkruan Doris Pack.

 

loading...
loading...