
Dieta me panxhar është njëra ndër dietat më efektive, të shëndetshme dhe natyrore për humbje në peshë. Panxhari përmban pak kalori dhe shumë fibra, duke ju bërë që të ndiheni të ngopur. Përzgjidhni panxharët që janë të rrumbullakët, të fortë dhe që kanë ngjyrë intensive të kuqe.
Mëngjesi
Një filxhan çaj, apo kafe, me qumësht pa yndyrë; 1 copë buke integrale, me djathë me pak yndyrë, apo 1 jogurt me pak yndyrë me 1 lugë krunde mielli, 1 mollë.
Dreka
Pije nga panxhari, në një gotë të madhe.
Sallatë: speca, domate, spinaq, sallatë të gjelbër dhe disa arra.
Oriz të zier me pulë të zier, pa lëkurë, ose me peshk.
1 portokall.
Darka
Pije e trashë nga panxhari i shtrydhur ose i grirë, një gotë e madhe.
Supë perimesh, patëllxhanë të zier.
1 mollë, apo një rriskë pjepër, bostan, apo ngjashëm.