Dieta me karota

Dieta me karota
Karota është mjaft e pasur në vitamina A, B dhe C, si edhe substanca minerale mjaft të çmuara për organizmin. Konsumimi i shpeshtë i karotave është i nevojshëm, sidomos për ata persona që vuajnë nga lodhja, dobësia dhe stresi. Kërkimet e fundit kanë treguar se dieta me karotash është mjaft e mirë për të humbur kilet e tepruara.

Dita e parë

Mëngjesi: një filxhan kafe me qumësht dhe gjashtë biskota.

Paradreke: një gotë lëng karote.

Dreka: 50 gr. oriz me salcë karote dhe një frutë.

Pasdreke: një frutë sipas dëshirës.

Darka: 100 gr, pulë me një domate të madhe.

Dita e dytë

Mëngjesi: një filxhan kafe me qumësht, 4 feta bukë të thatë, pak marmelatë.

Paradreke: një gotë lëng karote.

Dreka: Një racion peshk, një racion sallate me karotë borzilok dhe pak bukë.

Pasdreke: Një frutë të stinës.

Darka: 70 gr. proshutë dhe një karotë e gjallë e grirë në sallatë me një lugë gjelle vaj dhe limon.

Dita e tretë

Mëngjesi: një filxhan kafe, një fetë bukë dhe një lugë gjelle marmelatë.

Paradreke: një gotë lëng karote.

Dreka: një racion pure karote, 60 gr, djathë dhe pak bukë.

Pasdreke: një frutë sipas dëshirës.

Darka: 100 gr, peshk, një sallatë e madhe me karotë me pak vaj dhe limon si dhe një frutë sipas dëshirës.

loading...
loading...