
Përbërësit:
2 filxhanë miell
1 lugë pluhur pjekës
1 lugë sodë buke
2 lugë kanellë
arrëmyshk, karafil
kripë, 1/2 filxhan gjalpë
1 1/2 filxhanë sheqer
1 filxhan pure kungulli
1 vezë, ekstrakt vaniljeje
2 filxhanë sheqer pluhur
3 lugë gjelle qumësht..
Përgatitja:
Nxehim paraprakisht furrën. Përziejmë miellin, pluhurin e pjekjes, sodën e bukës, kanellën, arrëmyshkun, karafilin dhe kripën. I lëmë mënjanë. Në një tas përziejmë gjalpin dhe sheqerin. Shtojmë kungullin, vezën dhe 1 lugë çaji vanilje dhe i rrahim derisa të bëhen një masë kremoze. Përziejmë edhe përbërësit e thatë. Me lugë gjelle i hedhim në fletë gatimi, duke i sheshuar pak. I pjekim në furrën e nxehur.
I ftohim biskotat, pastaj i spërkasim sipër me pak glazurë (akull) me pirun.