
Gruaja e Warriors, Joe Lacob thotë se ajo ka marrë kërcënime me vdekje nga fansat e Beyonce.
Incidenti ndodhi të mërkurën. Yjet e muzikës e të artit në SHBA janë po ashtu edhe admirues të basketbollit.
Jay-Z e Beyonce shkuan për të ndjekur finalen e NBA dhe ishin ulur në krah me pronarin e Warriors dhe gruan e tij.
Gruaja që u përkul për të biseduar me Jay-Z ishte Nicole Curran – kur Beyonce reagoi, ishte gruaja e pronarit të ekipit të NBA, Joe Lacob. Megjithëse ende nuk dihet nëse veprimi i Beyoncé erdhi prej xhelozisë apo nëse Beyoncé, Curran, Jay-Z dhe Lacob ishin të njohur me njëri-tjetrin prej kohësh.
Por kjo nuk i pengoi fansat e çmendur të Beyonce - të njohur si Beyhive – që të dënonin veprimin e Curran-it. Ata shpejt gjetën faqen e Instagram të Curran dhe filluan ta përmbytin atë me tallje e deri në kërcënim.
Me sa duket, situata shkoi shumë më keq. Curran tha se duhet të çaktivizojë llogarinë e saj të Instagram, pas marrjes së kërcënimeve me vdekje.