Basha e mbyll shpejt protestën, thërret në mbledhje ish-deputetët demokratë

Basha e mbyll shpejt protestën, thërret në mbledhje ish-deputetët demokratë
Protestuesit e opozitës kanë qëndruar vetëm pak minuta përpara selisë së Kuvendit.

Marshimi ka vijuar duke u kthyer “në bazë”, në selinë e Partisë Demokratike.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka mbajtur përpara mbështetësve në oborrin e selisë fjalimin e dytë të mbrëmjes.

Ai ka falënderuar mbështetësit e tij, që kanë bërë të dështojë “planin djallëzor të Ramës”

“Mirënjohje për ju vëllezër e motra që sonte e shkatërruat një plan djallëzor për të hequr nga qafa e Edi Ramës kularin që i ka vënë Europa, që ju nuk ndihmuat Edi Ramën për ta hequr këtë kular me skenarin e tij sepse nuk ratë pre e provokimit për të mbytur këtë skandal por e bëtë të pakthyeshëm fatin politik të kufomës politike të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale të Rilindjes”.

Basha rikonfirmoi se zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë, duke e cilësuar 30 qershorin si “varreza politike e Edi Ramës”.

Në orën 22.30 janë thirrur në mbledhje ish-deputetët e Partisë Demokratike, ndërsa një tjetër mbledhje e nivelit të lartë do të zhvillohet nën drejtimin e Monika Kryemadhit në selinë e LSI-së. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

loading...
loading...