AKSIDENT I RËNDË/ “Benz”-i merr përpara dy makina në Lushnjë, vdes në vend pasagjeri 18-vjeçar

AKSIDENT I RËNDË/ “Benz”-i merr përpara dy makina në Lushnjë, vdes në vend pasagjeri 18-vjeçar
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 16-vjeçari në aksin rrugor Fier-Lushnjë.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit”.

Viktima është identifikuar si i riu me iniciale K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnjë.

Policia tha se automjeti tip “Benz” me drejtues M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik.

18-vjeçari që ka humbur jetën në vend si pasojë e përplasjes, udhëtonte si pasagjer në “Benzin” e parë që u godit në aksident.

Dy shoferë janë dërguar në spitalin e Lushnjës, ku ndodhen të shtruar nën kujdesin e mjekëve. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

loading...
loading...