8 rrugët ‘"e çmendura" të planetit, gati për udhëtim

8 rrugët ‘"e çmendura" të planetit, gati për udhëtim
Rruga të çon diku por sigurisht menjëherë të krijon idenë e udhëtimit. Por jo të gjitha rrugët janë njësoj.

Shkurtimisht ju njohim me 8 rrugë të ‘çmedura’ në të gjithë botën ndoshta të rrezikshme, por të ofrojnë një panoramë përrallore.

DALTON HIGHWAY – ALASKA – Një rrugë dredha-dredha e ti mbetesh në ajër. Për më shumë se gjashtëqind kilometra syri nuk të sheh  gjurmë njeriu, por në fakt aty ka vetëm tre fshatra. Rruga është ndërtuar në 1974 në vetëm 5 muaj.

VALLEY OF FIRE ROAD - NEVADA –SHBA  - Një rrugë që fton të gjithë ata që pëlqejnë ngjyrën e kuqe dhe natyrën e egër.

OVERSEAS HIGHWAY – FLORIDA –SHBA – E ndërtuar mbi rrënojat e një hekurudhë të lashtë, rruga shtrihet në det, në mes të ujravë të kristalta.

ANA HIGHWAY – HAWAII – Në këtë çmenduri të rradhës do të gjeni 600 kthesa dhe 54 ura.Për ta përshkruar një rrugë të tillë duhet vullnet por ia vlen mundimi për të parë bukuritë e natyrës.

YUNGAS ROAD – BOLIVI – Njihet ndryshe si ‘rruga e vdekjes’ dhe e meriton. Rruga është e pjerrët dhe pa barriera mbrojtëse .S'është nevoja të thuhet se aksidentet janë të shumta dhe shpesh vdekjeprurëse.

TIANMEN MOUNTAIN ROAD - KINA –  Kjo rrugë ndodhet në mes të malit, në fshatin me të njëjtin emër. Ajo të çon në majë të malit, përgjatë 11 kilometrave kthesë  dhe është spektakolare, alternativë udhëtimi është edhe teleferiku.

COL DI TURINI - FRANCE– Rrugore endet  nëpër pyjet e Alpeve Detare, jo shumë larg nga Monte Karlo: njohur për çiklistët . Rruga mbulon një lartësi duke filluar nga niveli i detit në 1600 metra dhe kjo është një nga më të skeniket në Evropë.

PASSO DELLO STELVIO – ITALI – Kjo rrugë ka 48 kthesa  dhe është e njohur në të gjithë botën.

 

loading...
loading...