“Prekje franceze”, Carla Bruni zgjedh Butrintin për albumin e saj më të fundit

“Prekje franceze”, Carla Bruni zgjedh Butrintin për albumin e saj më të fundit
Carla Bruni, kantautorja dhe modelja e njohur dhe bashkëshortja e ish-Presidentit francez Nicolas Sarkozy do të këndojë në Butrint.

Ajo ka zgjedhur Shqipërinë që të promovojë albumin e saj të pestë, “Prekje franceze”.

Carla Bruni ka zgjedhur t’i prezantohet për herë të parë publikut shqiptar me albumin e saj më të fundit, 11 këngë në teatrin e parkut kombëtar, një nga objektet arkeologjike më të rëndësishme të trashëgimisë tonë dhe asaj botërore.

Është zgjedhur një datë simbolike, 21 Qershori, dita e “Festës së Muzikës”.

“Përshëndetje të gjithëve në Shqipëri. Do të këndoj për ju Ditën e Festës së Muzikës, në teatrin e vjetër të Butrintit në orën 21:00 dhe shpresoj që do të jeni atje”, shprehet këngëtarja e njohur.

“French touch” (Prekje franceze”, është albumi i pestë të cilin Carla Bruni e hodhi në treg në vitin 2017. Kopjet e shitura të gjithë krijimtarisë së saj kapin shifrën e 5 milionë albumeve.

loading...
loading...