Supa me perime që ju dobëson

Supa me perime që ju dobëson
Përbërësit që do të nevojiten

7 patate të vogla

6 domate mesatare

3 kokrra qepë

1 tufë selino

2-3 presh

3  karota

3 kunguj të njomë

lëngun e 2 limonëve të shtrydhur

4-5 lugë gjelle djath Mascarpone ose Philadelphia

1 lugë gjelle pluhur speci të kuq jo djegës

kripë deti

4-5 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja

Fillimisht, qëroni dhe prini në feta, rrathë apo kube perimet e sipërpërmendura. Në vazhdim, vendosni një tenxhere me ujë në zjarr, sapo të vlojë hidhni brenda të gjitha perimet, kripën, vajin, piperin dhe lëngun e limonit. Mbulojeni me kapak, ulni pak temperaturën, dhe lëreni të vlojë për 30 minuta.

Pastaj, hiqeni nga zjarri dhe me ndihmën e një piruni vendosni perimet e ziera në makinë grirëse. Bëjini pure dhe mandej hidheni përsëri në tenxhere, duke e lënë të ziejë rreth 20 minuta të tjera.

Shërbehet në tas të madh, në mes mund të shtoni pak djathin apo maskarponen dhe piper të porsa bluar.

Zëvendësoni me këtë supë vaktin e darkës ose të drekës, do ju furnizojë me vitamina dhe minerale dhe do ju ndihmojë të detoksifikoni organizmin e të bëni diurezën.

 

loading...
loading...