Si jetonin eskimezët 100 vjet më parë

Si jetonin eskimezët 100 vjet më parë
Emri i tyre vjen nga një gjuhë indiane dhe do të thotë “krijuesit e raketave të borës” ose, sipas disave, “ngrënësit e mishit të papërpunuar”. Por, ata duan të thërriten “Inuit”, domethënë, “burra të vërtetë”. Që kur, rreth gjashtë mijë vjet më parë, filluan migrimin në Alaskën e sotme, eskimezët kanë ndryshuar shumë pak zakonet e tyre. Një koleksion të fotografive të tre dekadave të para të shekullit të njëzetë dëshmon për këtë aftësi e tyre për të ruajtur zakonet e tyre pothuajse të paprekura mijëra vjeçare, edhe sa i takon moshës së vjetër.

Nga gjuetia e fokave dhe arinjve polarë, te ndërtimi i banesave të tyre, popullsia e Veriut të Madh, përfaqëson një “thesar” etnografik, i zbuluar me mjaft vonesë nga ana e perëndimorëve. Duhet saktësuar që termi “eskimezë”, përfaqëson bashkimin e banorëve proto-indianë nga Arktiku të shpërndarë në shtete të ndryshme (Alaskë, Kanada, Grenlandë). Inuitët, si dhe raca Yupik, janë një “degë” e popullit eskimez.

Portreti fotografik i një populli pa kohë – Në fillim të shekullit të 20-të, eskimezët ishin akoma një popull thuajse i panjohur. Duke jetuar prej kohësh në një izolim thuajse total. Ata jetonin falë gjuetisë dhe jetonin ku të mundnin, zhvendoseshin me slita dhe kajak nga njëri vend në tjetrin dhe strehoheshin në “shtëpi prej bore”. Ata nuk njihnin as pronën private dhe as hierarkinë sociale. Fotot e bëra nga amerikanët dhe europianët, kapë kapur individë të ashtuquajtur “primitivë” për sytë e botës perëndimore. Pa rrugë, hekurudha apo mjete moderne të transportit, asnjë traditë e trashëguar, asnjë monedhë.

Bota zbulon eskimezët – Kontaktet e para me europianët datojnë në shekullin e 16-të, por “njohja” e vërtetë e eskimezëve verifikohet në vitin 1742, kur perëndimorët zbuluan ngushticën e Beringut. Të rrethuar nga akujt, të parët që shkelën atë tokë ishin vikingët islandezë rreth 980-ës. Sipas sagave, ishte Eriku i Kuq ai që udhëhoqi popullin e tij në “Tokën e Gjelbër” (nga vjen dhe emri Green Land, pra, Grenlandë), duke u zhvendosur në jug-lindje. Kjo koloni solli në Europë (dhe me Papatin në veçanti), tregtinë, para së gjithash në lëkurë dhe dhëmbët e fildishtë të lopëve të detit. Sipas historianëve, për të siguruar këtë mall, vikingët bënin ekspedita gjuetie në thellësi të Veriut.

Kontaktet me vikingët – Kanë qenë këto kontaktet e para mes dy popullatave. Inuitët, kolonizuan Grenlandën, duke ardhur nga Kanadaja arktike. Pavarësisht nga disa episode armiqësie, takimi i parë duhet të ketë qenë miqësor falë shkëmbimeve tregtare: eskimezët ofronin lëkurat e fokave, e cila në vijimësi u shndërrua në një mall shumë të kërkuar dhe të çmuar në Europë. Sipas disa studiuesve, u bë e mundur që të zhvillohej edhe tregtia e merlucit të thatë. Kundër tyre, ishte vetëm rreziku i udhëtimit mes ujërave të ftohta të arktikut, mjegulla dhe ajsbergët.

Një popull në rrezik serioz – Aktualisht, kultura dhe mbijetesa e eskimezëve janë shumë të kërcënuara nga shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe nga ndryshimet klimatike, si dhe nga ndikimi i kulturës dhe stili i jetës perëndimore. Një miks “vdekjeprurës”, që e ka detyruar popullatën të modifikojë në mënyrë progresive stilin e tyre të jetës, duke humbur në fakt kontaktin me rrënjët e vërteta. Sipas ekspertëve, vërehet tjetërsimi i qartë social nga ana e tyre, ku manifestohet me shkallë të larta alkoolizmi dhe tentativat për vetëvrasje. Edhe fushata e “Greenpeace”, që ka sjellë ndalimin e gjuetisë së fokave, ka dëmtuar shumë eskimezët: kështu ata kanë humbur mjetet kryesore të jetesës së tyre, që për shekuj, ka përfaqësuar “çelësin” e mbijetesës në një ambient ekstrem dhe të shkretë

loading...
loading...