Shqipëri-Moldavi në “Elbasan Arena”, ja sa kushtojnë biletat

Shqipëri-Moldavi në “Elbasan Arena”, ja sa kushtojnë biletat
Më 11 qershor Shqipëria e drejtuar nga Edi Reja do të presë Moldavinë në “Elbasan Arena” në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020.

FSHF ka zyrtarizuar çmimet për këtë ndeshje delikate të Kombëtares kuqezi.

Bileta më e shtrenjtë do të kushtojë 12.000 lekë, e cila vlen për tribunën VIP. Ndërkohë 10.000 lekë do të kushtojë në tribunë VIP 2.

Sipas tribunave, çmimet variojnë në 6000, 5000, 4000, 2000, 1500, 1000 dhe 500 lek, që është çmimi më i lirë për të ndjekur Kombëtaren. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...