Përbërësit:
1 pulë mesatare
3-4 lugë vaj ulliri
pak gjalpë i freskët
arra të thërrmuara
2 lugë miell gruri
2 thelpinj hudhër
pak lëng nga limoni
kripë edhe piper.
Përgatitja:
Pastrojmë me ujë të rrjedhshëm pulën dhe e ndajmë në copa.
Vendosim një tenxhere në zjarr, shtojmë copat e pulës dhe vajin e ullirit.
Pasi pula të ketë zierë, vendosni një tigan në zjarr, shtoni pak vaj ulliri dhe miellin, kaurdiseni derisa mielli të marrë një ngjyrë të artë.
E shtojmë këtë masë tek tenxherja ku kemi pulën me lëngun e saj.
Në fund shtojmë arrat e thërrmuara, hudhrat e shtypura, kripën, i lëmë të ziejnë për pak minuta dhe supa është gati.
Kur e shërbejmë i shtojmë piper, disa pika lëng limoni të freskët.