
Përbërësit:
500 gr thekër
1 kokërr qepë
2 karota, pançetë
1 degë me selino
4-5 domate të vogla
xhinxher, shafran
piper dhe trumzë
dafinë, rozmarinë
4 lugë vaj ulliri.
Përgatitja:
Fusim thekrën në ujë të ftohtë për rreth dy orë, pastrojmë gjithë perimet imët dhe i kaurdisim me vajin dhe pançetën, shtojmë thekrën, erëzat, kripë dhe i mbulojmë mirë me ujë. E ziejmë supën për rreth 1 orë.