
Përbërësit:
300 gr miell
150 gr gjalpë
1 gotë sheqer
1 kokërr vezë
2 lugë me kos
100 gr me arra
2 lugë pluhur.
Përgatitja:
Gotës me sheqer i shtojmë një vezë, dy lugë kos, dy lugë pluhur për gatime dhe miell. Brumin e fituar nga këta përbërës e ndajmë në 12-14 toptha me madhësi të arrës. Arrat e grimcuara ua hedhim brumit duke i formuar topthat apo t’u vëmë nga një thelb arre në mes. Sheqerparet i rreshtojmë në tepsi të lyer me yndyrë dhe i pjekim 30-40 minuta dhe ashtu të nxehta i përvëlojmë me sherbet të vakët.