
Përbërësit:
300 gr lulelakër
275 gr brokoli
2 copë karota
1 thelb hudhër
30 gr koriandër
20 gr majdanoz
120 ml vaj ulliri
45 gr fara kungulli
kripë edhe piper.
Përgatitja:
Vendosni lulelakrën në një procesor ushqimi dhe lëreni derisa të copëtohet plotësisht. Hidhni edhe brokolin dhe copëtojeni edhe atë. Hidhini në një tas. Vendosni karotat dhe copëtojini si perimet e tjera. Shtoni hudhrën, koriandrën dhe majdanozin. Më pas hidhini te lulelakra. Shtoni vajin e ullirit, farat e pjekura të kungullit, uthullën, pak kripë, piper e kombinojini mirë. Lërini mënjanë për 10 minuta para se t’i shërbeni.