
Përbërësit:
1 kokërr domate
5 feta djathë mocarela
¼ filxhan borzilok
¼ filxhan vaj ulliri
1 hudhër, kripë
piper i zi, rigon
Përgatitja:
Priteni domaten në feta rrethore dhe vendosini në pjatë, sipas formës së saj. Vendosni midis hapësirave të fetave të domateve edhe fetat e djathit mocarela. Spërkatini më kripë, piper të zi dhe pak rigon fetat e djathit e domateve. Grijeni hudhrën imët dhe hidheni mbi to, sipas dëshirës. Në fund, hidhni edhe vajin e ullirit dhe sallata është gati për t’u servirur.