
Përbërësit:
4 kokrra patate
1 spec i kuq
1 kungulleshkë
3-4 karrota
disa kërpudha
1 qepë, hudhra
salcë domatesh
2 lugë vaj ulliri
1 lugëz turmerik
majdanoz, kripë
rozmarinë, piper.
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit duhet të prihen në forme dhe madhësi të dëshiruar, mundësisht madhësitë të jenë të ngjashme. Ne vaj ulliri skuqet qepa për 5 minuta dhe pastaj shtohen të gjitha perimet dhe skuqen edhe për disa minuta. Pastaj shtohet salca e domateve dhe të gjitha e ujë sipas nevojës. Zihet në temperature më të ulët se mesatarja, përafërsisht për 1 orë. Në fund i shtohet majdanozi.