
Përbërësit:
Eskallop viçi
domate të pjekura
1 kokërr qepë
pak borzilok
djathë kaçkavall
miell, vaj ulliri
verë e bardhë
kripë dhe piper.
Përgatitja:
Qërojmë lëkurën e domateve dhe i presim në kubikë të vegjël. Qepën e presim në feta shumë të holla, ndërsa djathin në feta të holla me qëruesen e patateve. Vëmë në zjarr një tigan, ku vendosim fetat e mishit me pak kripë, piper e miell. Kur të kenë marrë ngjyrë nga të dyja anët i lagim me pak verë dhe vëmë disa feta qepë mbi çdo fetë mishi. Kur qepa të jetë zbutur shtojmë domatet, borzilokun të copëtuar me dorë dhe djathin. Fikim zjarrin, e mbulojmë me kapak (ose me letër furre nëse nuk keni kapak për tiganin), e lëmë të pushojë 2 minuta dhe më pas e shërbejmë menjëherë me pak vaj ulliri.