lëkura e grirë
e 2 limonëve
100gr sheqer
lëng limoni
500 ml pana
pak kripë.
Përgatitja:
Në robot (vëmë funksionin e grirjes) hedhim sheqerin dhe lëkurat e limonit. Shtojmë lëngun e limonit dhe e përziejmë derisa të shohim që sheqeri është tretur. Mjaftojnë 2 minuta. Shtojmë panën dhe kripën dhe e përziejmë. E hedhim akulloren në tavë inoksi ose porcelani. E mbulojmë me letër alumini dhe e vëmë në frigorifer. 4. Pas 30-40 minutash e nxjerrim nga ngrirja dhe e përziejmë mirë me pirun ose me rrahësen e vezëve në mënyrë që të mos krijohen kristale akulli. E përsërisim këtë veprim pesë herë. Më pas mund ta lëmë akulloren për një natë të tërë te ngrirja dhe të nesërmen është gati. Në momentin që duam ta shërbejmë, e lëmë pak minuta në temperature ambienti.