Pikët e Bjellorusisë, eurovizion gaboi dhe rillogaritja nxjerr Shqipërinë para Serbisë

Pikët e Bjellorusisë, eurovizion gaboi dhe rillogaritja nxjerr Shqipërinë para Serbisë
Eurovision 2019 ka bërë një gabim me numërimin e votave, por pa ndikuar vendet e para por ato nga mesi.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, Eurovision tha një gabim nga juria e Bjellorusisë ka bërë që të rillogariten pikët.

Nga rezultatet e reja vihet re se Shqipëria ka ndërruar vend duke kaluar Serbinë. Kështu, kënga "Ktheju tokës", e interpretuar nga Jonida Maliqi u ngjit në renditje duke arritur në vendin 17-të. /l.k./

loading...
loading...