
Përbërësit:
2 karota
100 gr lulelakër
100 gr brokoli
100 gr pançetë
1 gotë ujë
kripë, piper
25 gr gjalpë
100 gr miell
1/2 l qumësht.
Përgatitja:
Si fillim prisni imët karotat, brokolin, lulelakrën dhe pançetën. Lyeni një tavë me pak vaj ulliri dhe vendosni brenda saj perimet së bashku me pançetën. Trazojini mirë. Shtoni një gotë ujë të ngrohtë sipër dhe i rregulloni me kripë e piper. E lini për pak minuta mënjanë. Trazojeni vazhdimisht dhe e rregulloni me kripë e piper. Pas 5 minutash ia shtoni beshamelin tavës me perime. Futeni në furrë për t’u pjekur përreth 30 minuta në temperaturë 180 gradë.