MISTERI/ La pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë, nisin hetimet në Itali për vdekjen e 33-vjeçarit që u gjet pa jetë në makinë

MISTERI/ La pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë, nisin hetimet në Itali për vdekjen e 33-vjeçarit që u gjet pa jetë në makinë
Prokuroria italiane ka nisur hetimet për vdekjen e një 33-vjeçari, emigrant shqiptar, që u gjet pa jetë mbrëmjen e së hënës në automjetin e tij në San Severino.

Dyshimet e mjekëve janë se Alfons Kaja ka vdekur nga aritmia e zemrës që ka shkaktuar probleme serioze.

Gjatë krizës kardiake, atij i ka dalë mjeti “Volkswagen Passat” nga kontrolli dhe është përplasur me paretet anësore të rrugës, në korsinë e kundërt.

Familjarët kanë ngritur dyshimin se 33-vjeçari ka vdekur si pasojë e vonësës në ndihmën mjekësore dhe se jeta e tij mund të ishte shpëtuar.

Por ka edhe një detaj tjetër për të cilin po heton zv/prokurori Claudio Rastrelli.

I riu ishte shtruar në spital dhe kishte dalë vetëm një ditë më parë.

Alfons Kaja punonte si transportues dhe jetonte në Itali nga viti 2007.

Ai la pas bashkëshorten shtatzënë, Ada, dhe një vajzë të moshës 2 vjeç e gjysmë.

Hetimet për vdekjen aktualisht janë hapur ndaj “personave të panjohur”, por pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore për të hedhur më tej dritë mbi ngjarjen për të cilën mediat italiane shkruajnë se ka pika të dyshimta për mënyrën se si ka ndodhur. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

loading...
loading...