“Magjia e Josef Biter”

“Magjia e Josef Biter”
Të ëndërrosh është fillimi i të jetuarit, kështu e nis autori një intervistë mbi “Momenti Magjik i Josef Biter”.

Çdokush brenda vetes është një gjeni i cili e arrin gjithçka brenda kokës së tij duke u orvatur të arrij yjet.

Kjo komedi është një nga veprat me realiste e shkruar për ata individ që rrijnë pas kuintave të çdo suksesi të arritur në çdo lloj spektri të jetës.

Historia e një rekuizitieri që e gjen veten para spektatorve të një shfaqje të anulluar fillon të bind spektatorët që të lën sallën.

Pikërisht këtu nis magjia e teatrit që kur je i vërtet në hallin tënd bëhesh i besueshëm.

Spektatori sheh ëndrrat e tij tek ky individ e ndërkoh ushqen ëndrrën dhe pasjonet të tija për skenën dhe artin.

Në disa pjesë dhe unë po citoj njerën shohim se si ëndrrat e errësis pas kuintave janë më me shumë drita duartrokitje se ato në skenë:

Edhe tani këndoj. Ja ashtu, për vete. Nuk kam qenë gjithmonë atje, në Klagenfurt.

Klagenfurti nuk qe ëndrra ime ... qe më tepër fati im. Por unë nuk jam mosmirënjohës karshi fatit. Teatri është mirë.

Ndonjëherë. Pastaj, këtu është edhe Lini. Për të ndjehem përgjegjës. Më tepër si baba, e kuptoni.

Dikur isha në teatro të tjera: në Vjenë, Neë York, Londër ... për pak kohë. E njoh teatrin e operas, të gjithë njësoj janë, të gjithë, Jo vetëm në Klagenfurt.

Unë di edhe të dirigjoj ... për hobi. Dirigjimi nuk është aq i thjeshtë sa duket, sidomos hapja, ataku. Gjëja më e vështirë, vendimtari në dirigjim është i ashtuquajturi atak. Përpara se të fillojnë të luajnë muzikantët, dirigjenti, me një lëvizje kërkon intensitet, ngjyrë, tempo. Është, si të thuash “shpërbërje e heshtjes”. Kam 30 vjet që i vëzhgoj dirigjentët. Furtëängler (Furtvengleri), njëri prej më të mëdhenjve ka patur një atak fenomenal ... Jo shumë të qartë, por...

E mes këtyre ëndrrave ti sheh një njeri me shumë se një artist, një fëmijë më shumë se një njeri, një hero më shumë se një fëmije.

Është gati gati ajo që duhet dhe mund të jetë teatri ideal, jeta.

Në fund ai e mbyll me një citat që në fakt në çdo fund shfaqje mund ta mendoj çdo artist:

Më vjen keq që ju...

E kam fjalën që qëndruat ulur këtu më kot.

Në thelb, një mbrëmje e humbur për të dy palët. Unë e kam thënë: Teatri është ndër gjërat më kot që ekzistojnë. Krejt i tepërt, i padobishëm.

 Por për ne dhe për Josef Biter, skena dhe teatri është jeta dhe arsyeja për të jetuar.

Kjo është “Momenti magjik i Josef Biter” një mini bot që duhet të vijë patjetër në skenë.