Madhështia e një grupi që vetëm rritet!

Madhështia e një grupi që vetëm rritet!
Nga Mentor Kikia

“Ky është një grup i vogël i Korpusit të Vullnetarëve.”

“Të rinj idealistë, që ditën e pushimit vendosin ta kalojnë jo nëpër kafene, por duke bërë një punë.”

“Ata pastrojnë mbetjet që lënë të tjerët në zonat turistike. Në fakt nuk jemi një brigadë pastruesish, por jemi një skuadër e madhe njerëzish të revoltuar ndaj asaj që nuk bën qeveria dhe asaj që bëjnë shumë njerëz të papërgjegjshëm. Dhe revoltën tonë e shprehim me punë.”

“Frymëzim pa fund marr nga këta misionarë të qytetarisë. I lumtuar që kam fatin të marr vazhimisht energji nga gjenerata që pasojnë njëra tjetrën në këtë lëvizje të mrekullueshme mjedisore dhe qytetare.”

loading...
loading...