Ligat e vogla/ Ish-trajneri kuqezi në Qipro, mes ekipeve kampione të Europës

Ligat e vogla/ Ish-trajneri kuqezi në Qipro, mes ekipeve kampione të Europës
Ish-ndihmësi i Gianni de Biasi, në stolin kuqezi, Paolo Tramezzani, fitoi kampionatin qipriot me Apoel Nicosia. Pas një përvoje në Zvicër, Tramezzani, edhe pse u kërkua të ishte trajner i parë i kuqezinjve, vijoi karrierën me klubet, duke sukses në Qipro.

Në Europë kanë mbetur pak dilema, teksa ekipet kampione po shpallen me radhë. U shpallen kampione Celtic në Skoci, Zenit në Rusi,  Crvena Zvezda në Serbi dhe Salzburg në Austri. Zeniti rikthehet tek titulli kampion në Rusi pas tre vitesh, ndërsa Ylli i Kuq i Beogradit u shpall për herë të dytë radhazi kampion i Serbisë. Më herët janë shpallur kampione PAOK në Greqi, Young Boys në Zvicër dhe Dinamo e Zagrebit në Kroaci.

Në Belgjikë Genk, në Bullgari Ludogurtez. Në Slloveni Maribor ka mbyllur llogaritë me titullin më herët, plot 11 pikë larg vendit të dytë. Por një futbollist shqiptar, Endri Çekiçi po shkëlqen me skuadrën e vendit të dytë, Olimpija Ljubljana, teksa shënoi dhe dha një asist në fitoren 4-2 të javës së fundit.