Ligat e mëdha/Betejat e mbetura, për “jetë e vdekje” në Angli, Portugali e Turqi

Ligat e mëdha/Betejat e mbetura, për “jetë e vdekje” në Angli, Portugali e Turqi
Në ligat kryesore Juventus, PSG dhe Barcelona, kanë dominuar gjithë sezonin në Itali, Francë dhe Spanjë, duke e fituar para kohe titullin kampion. Mbetet ende emocionuese gara mes Manchester City dhe Liverpool në Angli, kur mbetet edhe një javë nga mbyllja e garës dhe matematikisht ekipi kampion do të kurorëzohet në 90 minutat finale.

Në Gjermani, Bayern Munich numëron katër pikë avantazh ndaj Dortmund, kur kanë mbetur vetëm dy ndeshje për t’u luajtur. Benfica dhe Porto, në Portugali, me 81 dhe 79 pikë secila, vendosin kurorën në javën e fundit. Edhe në Holandë Ajax dhe PSV në kuotën e 80 pikëve, kur kanë mbetur edhe dy ndeshe. Ajax siguroi finalen e Kupës dhe shpreson finalen e Cahmpions, për një tripletë historike.

Ndërkohë që titulli kampion mbetet i hapur edhe në Turqi. Gallatasarai dhe Basaksehir, në kotën e 63 pikëve, diskutojnë trofeun në javët e mbetura.