Endri Çekiçi vazhdon të shkëlqejë në Slloveni.
Në javën e 35-të të kampionatit slloven, ai shënoi sërish në fitoren e Olimpija Ljubljanës me rezultatin 1-0 në shtëpi ndaj Mura.
Çekiçi shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 59-të, ku pas një goditje të Kadric, topi u devijua, dhe më tej ishte pogradecari që e shtyu drejt rrjetës.
Javën e kaluar, Çekiçi i dha fitoren Olimpijas, ku shënoi një dygolësh për përmbysjen e rezultatit.
Pas ndeshjes së sotme, Olimpija e sheh veten në vendin e dytë, me 69 pikë, e sigurt drejt Europa League./l.k./
Marrë nga siol.net