Ekspertët: Destabiliteti politik i pengon investimet në vend

Ekspertët: Destabiliteti politik i pengon investimet në vend
Destabiliteti politik është i pari që ekspertët e qeverisë e rendisin si të parin për rrezikun që mund të ndeshë një investim, qoftë ky i huaj apo edhe vendas. Por nga ana tjetër, edhe moszbatimi korrekt i ligjit nga institucionet publike.

“Një politikë agresive e tërheqjes së investimeve nga vendet e rajonit, për t’i dekurajuar ata që të investojnë në vendin tonë, përbën gjithashtu një risk”, vlerësojnë gjithashtu ata. Duke shtuar më tej se për bizneset në tërësi, qofshin ato vendase apo të huaja edhe konfliktet civile dhe fatkeqësitë natyrore janë gjithashtu faktorë që i dalin kundër një investimi.