“Në muajin dhjetor 2018, raporti i kredive me probleme për secilin nga këto segmente shënoi përkatësisht nivelet prej 14.3%, 13.1% dhe 12.5%”, cilësojnë ekspertët. Teksa shtojnë se përveç kredisë afatmesme, të gjitha llojet e kredive sipas subjektit, monedhës dhe maturitetit, kanë regjistruar rënie në raportin e kredive me probleme në krahasim me fundin e 6-mujorit të parë të vitit dhe me një vit më parë.
Madje, shtohet se edhe cilësia e kredisë në valutë të pambrojtur nga kursi i këmbimit është përmirësuar gjatë periudhës, duke vijuar prirjen e nisur që prej vitit 2015.
“Në dhjetor 2018, kreditë me probleme për kredinë e pambrojtur në valutë shënuan nivelin më të ulët që prej vitit 2009, rreth 13 miliardë lekë”, vlerëson banka qendrore.