Champions League/ Sot Liverpool për mrekullinë, pa sulmuesit Salah e Firmino

Champions League/ Sot Liverpool për mrekullinë, pa sulmuesit Salah e Firmino
Misioni për të prekur finalen e dytë radhazi në Champions League bëhet edhe më i vështirë për Liverpool. Sulmuesit Mohamed Salah e Roberto Firmino do të mungojnë në ndeshjen e mbrëmjes së sotme, kundër Barcelonës, për arsye dëmtimi. Salah la fushën në ndeshjen e fundit të kampionatit që e fitoi 3-2, pas një përplasje me portierin e Njukasëll, Martin Dubravka, por dëmtimi i tij rezultoi të ishte më serioz.

Trajneri Jurgen Klopp konfirmoi se Salah ka mbetur jashtë, teksa Liverpool kërkon sot në mbrëmje të përmbysë humbjen 3-0 të ndeshjes në parë, në “Anfield”.

Firmino gjithashtu në ndeshjen e fundit është dëmtuar në kofshë. “Dy nga lojtarët më të mirë në botë nuk janë në gjendje për ndeshjen e së martës në mbrëmje, ndërkohë që ne duhet të shënojmë katër gola,” theksoi Klopp. - “Kjo nuk e bën të lehtë misionin, por ne do të luajmë 90 minuta, për të festuar e për ta mbyllur sa më mirë Champions League,” shtoi Klop. Të mërkurën në mbrëmje, Ajaksi pret Totnehem, gjithashtu me shanse më të mëdha kualifikimi, falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë.

 

Champions League  

Ndeshjet e kthimit- gjysmëfinale

Sot

21:00 Liverpool – Barcelona         (0-3)

Nesër

21:00  Ajax - Tottenham                (1-0)