Jahmir Hyka konfirmon çastin e mrekullueshëm që po kalon në kampionatin izraelit të futbollit.
Hyka ishte sërish protagonist për skuadrën e tij Macabi Netanya teksa kur mori një top në kundërsulm duke shkuar i vetëm drejt portës dhe me një lëvizje të trupit bëri që kundërshtari të gjunjëzohet dhe kur kishte të gjithë hapësirën e nevojshme për të goditur drejt portës preferoi të pasojë tek Melamed që shënoi golin e avantazhit.
Pas fitores 2-0 ndaj Hapoel Beer Shevas, hyka ishte në listën e futbollistëve më të mirë të takimit. /l.k./
Foto Google