SËMUNDJET TUMORALE/ 5500 raste në vit, mushkëria dhe gjiri më të prekurit

SËMUNDJET TUMORALE/ 5500 raste në vit, mushkëria dhe gjiri më të prekurit
Sipas raportit të publikuar pak ditë më parë nga Instituti i Shëndetit Publik rezulton se Tirana, Korça dhe Fieri janë qytet me numrin më të madh te të sëmurëve me kancer. Ndërkohë që tumoret janë shkaku i dytë  kryesor i vdekjeve për të dyja gjinitë, me një dominancë tek meshkujt, prej rreth 30 pikë përqindje

Shifrat e personave të prekur nga sëmundjet tumorale, vijnë në rritje nga viti ne vit. Ekspertët e shëndetësisë, thonë se kjo ka ardhur edhe si pasoje e ndërgjegjësimit për identifikimin e sëmundjes. Në krye të të prekurve qëndrojnë ata me kancer në mushkëri. Alban Ylli, Specialist thotë se kemi 5500 raste të reja në vit, kryesor kanceri i mushkërive me 770, i gjirit me 653 raste dhe pastaj të tjerët.

Rastet

Sëmundjet e kancerit po përhapen si epidemi. 5500 raste të reja diagnostikohen çdo vit në popullsinë tonë. Në raportin e parë  kombëtar të sëmundshmërisë  rezulton se kanceri me i përhapur është ai i  mushkërive me 770 raste të reja në vit. Pacientët më të shpeshtë janë meshkujt, 4 herë më shumë se femrat. Ndërsa tumori i gjirit që renditet i dyti më i përhapur,  prek çdo vit 653 gra.  Edhe pse një vit më parë u diagnostikuan me kancer të gjirit edhe tre meshkuj, rreziku tek burrat është shume i ulët. Specialistë të shëndetit publik thonë se diagnostikimi i hershem shpëton jetën.  “Për të dy këto patologji ka mundësi për kontroll. Për kancerin e mushkërive është kontrolli i duhanpirjes. Në 20 vitet e fundit nuk ka rritje të numrit, madje ka rënie tek meshkujt. Për kancerin e gjirit e vetmja gjë që mund të bëjmë është kapja e tij në mënyrë të hershme”, thotë  Alban Ylli, specialist në ISHP.

Vdekshmëria

Por rritja e numrit të rasteve, sipas mjekeve është shoqëruar me ulje të vdekshmërisë nga këto sëmundje, që nëse kapen në kohe edhe mund të trajtohen.

“Nëse e krahasojmë me vitet 1990 apo 2000 që kishim në hov të vdekshmërisë, tani mund të themi që e kemi vënë nën kontroll vdekshmërinë” pohon Ylli. Sipas tij, vdekshmëria nga sëmundjet tumorale është në nivele të larta por jo mbi vendet e Evropës. Vetëm në vitin 2017, në Shqipëri kanë humbur jetën 3650 persona. Numrin më të lartë të vdekjeve e ka shkaktuar kanceri i mushkërive, i ndjekur nga ai i stomakut dhe tumori i mëlçisë.

Sipas raportit, Tirana, Korça dhe Fieri janë qytet me numrin më të madh te të sëmurëve me kancer.

Tumoret janë shkaku i dytë  kryesor i vdekjeve për të dyja gjinitë, me një dominancë tek meshkujt, prej rreth 30 pikë përqindje. Niveli  i vdekshmërisë për këtë grup-sëmundje shënon vlerën 78,3 për meshkujt dhe 48,5 për femrat për 100 mijë banorë.

Sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, Shqipëria ka një përhapje të moderuar të sëmundjeve tumorale me një mesatare më të ulët se të gjitha vendet evropiane.

Sëmundjet kardiovaskulare

Sëmundjet kardiovaskulare zënë vendin e parë në peshën e sëmundjeve kardiovaskulare në vendin tonë. Të dhënat e prezantuara nga raporti i parë për sëmundjet jo të transpetueshme, nxorën në pah se 338 mijë persona vuajnë prej insufiçencës kardiake. Kjo tendencë ka pësuar rritje që prej viti 2011, ndërsa mjekët e lidhin këtë fenomen me përkeqësimin e stilit te jetesës. Ndërsa, shtojnë se vrasësi më i madh nga komplikacionet mbetet hipertensioni. “Gjysma e njerëzve, pra një po dhe një jo vuajnë nga hipertensioni dhe në Shqipëri. Dhe shihet 25% kjo prevalencë, tek njerëzit nën 45-vjeç. Pra nuk mungon. Historia ka filluar të zbresë poshtë" thuhet në studim.

Vetëm në vitin e kaluar janë regjistruar 3800 raste të reja infarkti në 133 mijë banorë nën moshën 40 vjeç. Qytetet me të dhënat më problematike mbeten Korça dhe Fieri, ndërsa më pak rezulton Durrësi, Tirana dhe Vlora.