Rritja mesatare e çmimeve në Evropë 1.6%, niveli i përafërt me Shqipërinë

Rritja mesatare e çmimeve në Evropë 1.6%, niveli i përafërt me Shqipërinë
Dukuria e rritjes së çmimeve nuk është se ndodh vetëm në Shqipëri. Edhe në Evropë ajo ka ndodhur gjatë këtij viti, në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas Institutit Evropian të Statistikave, sivjet në muajin mars çmimet në vendet e BE-së janë rritur mesatarisht me nivelin prej 1.6%.

Një nivel rritje ky në fakt disi më i lartë i atij që kanë pësuar çmimet në vendin tonë, gjatë së njëjtës periudhë, deri 1.4%.

Po sipas Eurostat-it, vendet që e kanë kapërcyer këtë mesatare dhe kanë njohur rritje mjaft të larta çmimesh deri në kufijtë prej 4% kanë qenë Rumania, Hungaria apo Norvegjia dhe Holanda.

Sikundër, ka pasur edhe shtete që e kanë patur rritjen e çmimeve shumë të vogël, deri në !%, ose edhe më pak. Këtu futen vende evropiane si Greqia, Portugalia, apo edhe Zvicra.