Pesë plazhet më të bukura në Shqipëri

Pesë plazhet më të bukura në Shqipëri

1

Ky plazh ndodhet rreth 17 km nga Saranda, një qytet në Shqipërinë e jugut. Plazhi ka përballë katër ishuj të vegjël, aq të afërta, saqë mund të arrihen duke notuar, ose dhe me anije. Rëra është e pastër dhe deti i kaltër e pak i thellë. Në plazh gjenden edhe disa bare dhe restorante. Ndërkaq, plazhi është i lidhur edhe me anijet nga Saranda.

2

Ndodhet në jug të Vlorës, në shtrirjen e bregdetit midis Llogarasë dhe Sarandës. Është një plazh i mrekullueshëm me rërë të artë dhe të thellë. Bregu është i kompletuar me shumë bare dhe restorante, ku është e mundur të marrësh me qira shezlongë dhe çadra. Por aty ka edhe disko, që kthehen vende argëtimi gjatë natës. Ujërat janë shumë të pastra dhe mjaft të thella.

3.

Ky plazh gjendet brenda Parkut Kombëtar të Sazan-Karaburunit, i vetmi park detar në vend. Shtrihet për rreth dy kilometra, pranë gjirit të Vlorës. Brenda parkut janë gjendur rrënoja romake dhe relike nga Lufta e Dytë Botërore. Zona është ideale për zhytje ndër shkëmbinj dhe shpella nënujore.

4.

Saranda është një qytet mbi det, përballë ishullit të Korfuzit. Edhe në qytet ju mund të shijoni një banjë dielli, në një det të kristaltë. Plazhi është me guralecë dhe i rregulluar mirë. Ndërsa në lungomare ka restorante dhe bare për të gjitha shijet.

5

Një ndër vendet me bukuri të paimagjinueshme. Shkëmbinjtë e pjerrët ngrihen mbi një det të kaltër dhe poshtë tyre gjendet një plazh me rërë të imët të artë. Meriton të vizitohet nga ata që e duan detin dhe bukuritë natyrore. Plazhi i Gjipesë gjendet midis Vunos dhe Ilias, dy fshatra të vegjël këta në Shqipërinë jugore. Është mjaft afër plazhit të Dhërmiut.