PAGAT/ Sa rriten nga 1 prilli në ushtri, burgje dhe polici

PAGAT/ Sa rriten nga 1 prilli në ushtri, burgje dhe polici
Duke nisur nga data 1 prill e këtij viti, ushtarakët, policët e burgjeve, por edhe diplomatët do të përfitojnë shtesa të reja mbi pagën e tyre aktuale. Ato tashmë janë publikuar në Fletoren Zyrtare, duke legjitimuar kështu nisjen e tyre në praktikë. Ja cilat do të jenë pagat e reja që do të përfitojnë këto kategori tani e tutje

Eglantina Nasi

Shërbimi Diplomatik

Një ambasador i Shqipërisë jashtë vendit, i cili e ka pagën e tij zyrtare 1680 euro (2045 dollarë), sipas vendimit të fundit të qeverisë do të përfitojë shtesë page për përfaqësimin e tij deri në nivelin prej 75%. Po kaq, mësohet se do ta ketë atë edhe një konsull I përgjithshëm I Shqipërisë. Kurse këshilltarët deri në 40% shtesë, nga paga aktuale që e kanë deri në nivelin e 1080 eurove (1375 dollarë).

Për të vijuar më tej me të njëjtën rritje për nivelet që vijnë më poshtë në rangjet diplomatike, të tilla si sekretari i parë, që paguhet 895 euro (1095 dollarë), sekretari i dytë me pagë 700 euro (890 dollarë), etj.

Nga ana tjetër, sa u përket zyrtarëve shqiptarë në përfaqësitë e NATO-s, vendimi i fundit i qeverisë përcakton rritje deri në nivelin prej 70%, për gjeneralët, të cilët paguhen aktualisht deri në 1500 euro në muaj. Apo 40% për kategoritë e kolonelëve apo togerëve, të cilët paguhen sot me rreth 1 mijë euro pagë nga shteti shqiptar për misionin e tyre jashtë vendit tonë.

Forcat e Armatosura, ushtarakët

Forcat e Armatosura dhe në tërësi të gjithë ushtarakët e përfshirë në sistemin e tyre janë një tjetër kategori, e cila përfiton nga vendimi i fundit i qeverisë për rritje pagash. Konkretisht, sipas tij, masa e shtesës për kushte të veçanta pune e shërbimi që përfitojnë ushtarakët aktivë, të tjerë, në Forcat e Armatosura vërtitet nga 3.000 lekë në muaj, deri në nivelet më të larta prej 30.000 apo 20.000 lekësh në muaj. Shifra këto, të cilat u përkasin në fakt kategorive të pilotëve dhe inxhinierëve të fluturimit.

Ndërsa, nëse do të vijonim me listën e kategorive që përfshihen në Forcat e Armatosura, vendimi i qeverisë tregon se ata që do të përfitojnë shtesë page deri në 10.000 lekë në muaj janë kontrollorët e trafikut ajror, apo edhe teknikët, kompanitë në batalionet e Këmbësorisë në Forcën Tokësore etj.

Kurse shtesën prej 8.000 lekësh në muaj do ta përfitojnë duke nisur nga 1 prilli i këtij viti mjekët që përfshihen në strukturat e Forcave te Armatosura, parashutistët, anëtarët e policisë ushtarake, si edhe të gjitha funksionet organike që përfshihen në Batalionin e Forcave Speciale në Forcën Tokësore, etj. Për ta përmbyllur me shtesën më të ulët prej 3.000 lekësh në muaj që do ta përfitojnë rojet bregdetare, personeli ushtarak i postave radio-teknike, ushtarakë të tjerë në Akademinë e Nënoficerëve, etj.

Policët e burgjeve

Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e Policisë së Burgjeve pësojnë gjithashtu një ndryshim falë shtesave të reja që nisin të përllogariten për punonjësit e tyre, duke nisur nga ky muaj. Kështu, sipas VKM-së së publikuar në Fletoren Zyrtare, shtesa më e lartë e kësaj kategorie është ajo prej150 mijë lekësh që përfitohet nga drejtuesi i parë i këtij institucioni. Duke zbritur në nivelin prej 8.000 lekësh, e cila përfitohet nga të gjithë ata që shërbejnë në Policinë e Regjimeve të Brendshme, qofshin ata komisarë, inspektorë, etj.

Kurse në Policinë e Regjimeve të Jashtme kjo shtesë për ta do të jetë në nivelin prej 4.000 lekësh.

 

LISTA

Shtesat e pagave për natyrë të veçantë pune dhe shërbimi

Shërbimi diplomatik

Ambasador                 Paga 1680 euro (2045 dollarë)            +75%

Konsull                        Paga 1080 euro (1375 dollarë)            +75%

Sekretari i parë            Paga 895 euro (1095 dollarë)              +40%

Sekretari i dytë            Paga 700 euro (890 dollarë)                +40%

Sekretari i tretë            Paga 635 euro (780 dollarë)                +40%

Atashe                         Paga 570 euro                                     +40%

 

Përfaqësitë e NATO-s

Gj. Lejtnant                 Paga 1570 euro (1900 dollarë)            +75%

Gj. Major                     Paga 1540 euro (1835 dollarë)            +75%

Gj. Brigade                 Paga 1440 euro (1725 dollarë)            +75%

 

Përfaqësitë e tjera

Kolonel                       Paga 1290 euro (1570 dollarë)            +50%

Nënkolonel                  Paga 1230 euro (1475 dollarë)            +50%

Major                           Paga 1165 euro (1410 dollarë)            +40%

Kapiten                       Paga 1080 euro (1375 dollarë)            +40%

Toger                           Paga 1020 euro (1245 dollarë)            +40%

Kapter                         Paga 915 euro   (1105 dollarë)            +40%

Rreshter                       Paga 7800 euro (915 dollarë)              +40%

Tetar                            Paga 635 euro    (775 dollarë)             +40%

Nëntetar                      Paga 570 euro   (700 dollarë)              +40%

 

Forcat e Armatosura

Pilot                                         +30.000 lekë në bazën e Farkës

+20.000 lekë në strukturat e tjera FA

Inxhinier fluturimi                   +21.000 lekë në bazën e Farkës

+14.000 lekë në strukturat e tjera FA

Mekanik/Teknik bordi +18.000 lekë në bazën e Farkës

+12.000 lekë në strukturat e tjera FA Kontrollor                                                                   +12.000 lekë në bazën e Farkës

+12.000 lekë në strukturat e tjera FA

Teknik avioni                          +10.000 lekë në bazën e Farkës

+10.000 lekë në strukturat e tjera FA

 

Ushtarakë të tjerë

Kompanitë e aksioneve direkte në Batalionin e Forcave Speciale në Forcën Tokësore                                                         +15.000 lekë

Kompanitë Komando dhe Kompania e Zbulimit në Batalionin Komando të Forcës Tokësore                                             +15.000 lekë

Grupi Bordingut në Flotiljen Detare në Forcën Detare

Grupi i Parë, i Dytë dhe Grupi AME i Zhytjeve në Qendrën e Zhytjeve në Forcën Detare                                                  +15.000 lekë

Sektori i Policisë Kriminale në Policinë Ushtarake të Forcave të Armatosura                                                                       +12.000 lekë

Kompanitë në Batalionin e Parë të Këmbësorisë në Forcën Tokësore                                                                                    +12.000 lekë

Orkestra Frymore në Batalionin e Mbështetjes së SHPFA

Mjekët në Strukturat e Forcave te Armatosura

+12.000 lekë

 

Policia e Burgjeve

 

Drejtuesi i Parë                                                15.000 lekë

Drejtues                                                           6.500   lekë

Regjimi i Brendshëm

Kryekomisar                                                    8.000 lekë

Nënkomisar                                                     8.000 lekë

Krye-inspektor                                                            8.000 lekë

Nën-inspektor                                                 8.000 lekë

Inspektorët                                                      8.000 lekë

Regjimi i Jashtëm

Kryekomisar                                                    4.000 lekë

Nënkomisar                                                     4.000 lekë

Krye-inspektor                                                            4.000 lekë

Nën-inspektor                                                 4.000 lekë

Inspektorët                                                      4.000 lekë