“Një ndalesë - Një kontroll”në kufirin me Kosovën, Shqipëria miraton marrëveshjen

“Një ndalesë - Një kontroll”në kufirin me Kosovën, Shqipëria miraton marrëveshjen
“Një ndalesë - Një kontroll”, me vetëm një kontroll në hyrje, duke shmangur kontrollet e dyfishta në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo është marrëveshja e miratuar së fundmi nga pala shqiptare, duke mundësuar kështu në praktikë një lehtësim të madh të kalimeve në kufirin e përbashkët me Kosovën.

“Nga janar deri në shtator të 2018 në pikën kufitare të Morinës kanë lëvizur afërsisht 4 milionë e 800 mijë persona dhe 1 milion e gjysmë mjete të tonazheve të ndryshme. Ndaj flasim për një numër të konsiderueshëm personash të cilëve u thjeshtësohet jeta po ashtu dhe biznesi me këtë projektligj”, ka shpjeguar dje lidhur me një fakt të tillë, deputetja socialiste, Mimi Kodheli.

Duke sqaruar se  përparësitë që do të sjellë nënshkrimi i kësaj marrëveshje qëndrojnë në minimizimin e kohës së përpunimit të të dhënave të shtetasve dhe të mjeteve gjatë kalimit të kufirit.

Verifikimi kufitar kryhet i përbashkët dhe për pasojë minimizohet koha e përpunimit të të dhënave të shtetasve dhe mjeteve gjatë kalimit të kufirit.