Mallrat tona po “përtojnë” të shkojnë deri në Kinë. Përse duhet? Tani shiten më afër

Mallrat tona po “përtojnë” të shkojnë deri në Kinë. Përse duhet? Tani shiten më afër
Mallrat tona duket se po “përtojnë” të shkojnë deri në Kinë për t’u shitur.

Përse ta “sakrifikojnë” veten dhe koston e lartë të transportit, kur tashmë shitjen e kanë më të sigurt në një vend si Kosova?

Një logjikë të tillë duket se ka paraqitur tregtia me Kinën gjatë këtij viti, teksa eksportet me të kanë shënuar një rënie të theksuar.

Konkretisht, ekspertët e statistikave japin shifrën negative deri në nivelin prej -43.6% për eksportet e mallrave shqiptare drejt vendit të largët aziatik, në pjesën e parë të këtij viti.

Një dukuri e ngjashme mund të thuhet kjo, edhe me atë që po ndodh me Spanjën, deri dje edhe ky një vend mjaft joshës për mallrat “Made in Albania”.

Për tregjet spanjolle, ekspertët e statistikave japin nivelin negativ të rënies së eksporteve shqiptare deri në nivelin prej -54.4% gjatë marsit të këtij viti.

E duke folur qartë kështu për një trend negativ që po njeh së fundmi tregtia mes vendit tonë dhe vendit të njohur iberik.